E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapen trafikantët e marokenëve

Pika kufitare e Muriqanit

Shkodër Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona të cilët po tentonin të kalonin për në Malin e Zi, gjashtë klandestinë nga Maroku. Në finalizimin e operacionit Stafeta në pranga janë vënë Fatmir Cahani, 44 vjeç dhe Bashkim Brahimi, 25 vjeç, që dy të dy nga Tirana.

Të dy këta persona u kapën në flagrancë rreth mesnatës, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, në fshatin Gril, , teksa po tentonin të kalonin ilegalisht në drejtim të territorit të vendit fqinj gjashtë shtetas marokenë.

Cahani dhe Brahimi po i transportonin me dy mjete klandestinët nga kontinenti afrikan. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›