Moody`s ul vlerësimin e kredisë për BE-në

Agjesia Moody`s ka ulur nivelin e vlerësimit të kredisë për Bashkimin Evropian ndërsa BE-ja përpiqet për të zgjidhur krizën e borxhit në eurozonë.
Agjencia Moody`s për klasifikimin e kredive tha se e ardhjma negative afat-gjatë e vlerësimit të BE-së pasqyron opinionin e kësaj agjencie për vendet si Gjermania, Franca, Britania dhe Holanda, të cilat së bashku përbëjnë gati gjysmën e të ardhurave të buxhetit të BE-së.
Agjencia nuk përjashton mundësinë e një rënieje të besueshmërisë financiare në të ardhmen ndaj këtyre vendve nëse gjendja keqësohet ose një përmirësim të vlerësimit të kredisë nëse gjendja përmirësohet.