E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutohet ne komision marreveshja per kredi e Bypassit te Fierit

Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur me diskutime në komsionin e Veprimtarive Prodhuese për financimin e Bypassit të Fierit.
Bëhet fjalë për një kredi prej 35 milionë euro, që do të meret falë marrëveshjes që priten të nënshkruhet me Bankën Europianë për Investim. Kjo kredi ka një afat shlyerje prej 20 vjetësh.

Deputetët e opozitës theksuan në komision se qeveria nuk duhet të marrë më kredi në një kohë kur borxhi public është rritur, megjithatë, siaps përafqësuesve të mazhorancës, borxhi publik është nën nivelin maksimal të lejuar, prej 60 për qind.

Bypassi i Fierit do të jetë një bypass rrugor i tipit të autostradës interurbane, midis qytetit të Fierit dhe Levanit me gjatësi afërsisht 22 km. Bypassi i Vlorës do të lidhë autostradën Levan_Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë Sarandë. Punimet pritet të fillojnë në viti 2013 dhe të përfundojnë në vitin 2015.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›