E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis deklarimi i te ardhurave personale

Nis zyrtarisht afati i deklarimit të të ardhurave personale. Datat 1 shtator e vitit 2012 shënoi nisjen e këtij afati, ndërsa administrata tatimore është duke pritur deklarata e para të  atyre personave që kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë. Besnik Nuredini, Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve bën të ditur se në deklarimin e parë që mbyllet në fund të shtatorit, pritet rreth 100 mijë deklarime.
Sipas tij, qytetarët që fitojnë të ardhura shtesë janë të detyruar të bëjnë legale të ardhurat e tyre personale, me qëllim që të jenë konform ligjit.
Zoti Nuredini theksoi se objekt i këtij ligji janë edhe personat që kanë të ardhura 1 milionë e 50 mijë lekë në vit, por për këtë kategori deklarimi i të ardhura është vullnetar. Kjo kategori ka mundësi të fitojë rimbursim për disa shpenzime të zbritshme.
Pjesë e këtij ligji janë  të ardhurat veç pagës, që vijnë nga burime të tjera. Këtu përfshihen: të ardhura nga shitja e një shtëpie, objekti, trualli, fitimi i një shume në kazino apo dhe parave që më pare nuk janë deklaruar. Ne te ardhurat, për qëllim të këtij tatimi, përfshihen të përfitime në formë monetare. Për këto të ardhura individët nuk janë tatuar më parë  në burim, siç ndodh me pagën, por ndërkohë ato janë objekt i tatimit. Këtë deklarim duhet përshkruar me hollësi origjina dhe burimi i këtyre të ardhurave. Nëse nuk ka dokumentacion që vërteton se të ardhurat ekstra janë tatuar, mbi vlerën e tyre duhet të paguhet tatimi mbi të ardhurat në masën 10%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›