New York Times Greqia do te dale nga euro
Kompanitë amerikane janë duke u përgatitur për atë që kohë më parë mendohej si e pamundur, faktin që Greqia mund të jetë e detyruar të largohet nga zona e euros. Lajmi është publikuar nga Nju Jork Tajms, duke sqaruar se filialet e Bank Amerika dhe Merill Linc po përgatisin plane për të mbushur kamionë me të holla për ti dërguar jashtë kufijve të Greqisë në mënyrë që klientët e tyre mund të vazhdojnë të paguajën nëpunësit dhe furnizuesit edhe në rast se monedha nuk do të jetë më në dispozicion. Ndërkohë që kompania ford, vazhdon më tej shkrimi I nju jork tajms, ka konfiguruar sistemet e saj informatike për të vepruar me një valutë të re greke. Ndërkohë që bankat dhe shoqëritë e konsulencës po ofrojnë shërbimet e tyre klientëve të tyre për ti përgatitur me një mundësi të përçarjes së zonës së euros. Gazeta nju jorkeze në shkrimin e saj nënvizon kontrastin ndërmjet këtyre masave dhe deklaratave të politikanëve europianë mbi faktin se kriza është e menaxhueshme dhe se unioni monetar do të ruhet I plotë. Sipas një sondazhi të zhvilluar gjatë verës nga bordi ekzekutivi koorporatës, një shoqëri private konsulencash, 80 për qind e kompanive janë të bindura se Greqia do të dalë nga zona e euros dhe një e pesta e tyre presin që vendt e tjera ta ndjekin. Madje analistët ekonomikë shkojnë edhe më larg duke parashikuar se një lajm i tillë mund të vijë të premten në darkë kur bursat ët jenë të mbyllura, apo një të dielë kur e hëna mund të rastisë me një ditë feste, pra të jetë pushim.