Monedha e re euro me imazh te mitologjise greke
Banka Qëndrore Europiane do të përdorë një imazh të mitologjisë greke mbi kartmonedhat e reja të euros pavarësisht faktit që trazirat në eurozonë erdhën pikërisht nga Greqia. Sipas Bloomberg që citon burime afër bankës qëndrore imazhi në fjalë do të jetë Europa, princesha fenikase e rrëmbyer nga Zeursi që i dha pikërisht emrin Kontinentit të Vjetër. Sipas synimeve të Eurotoëer, të stamposh mbi kartomendhat në euro një imazh që simbolizon bazat edhe historinë europiane duke tejkaluar kufijtë do të përforcojë mesazhin që po japin së fundmi liderët europianë që Euro është një monedhë unike. Në të njëtën kohë thekson gazeta do të kujtojë se Greqia shkaktoi krizën e borxhit Sovran dhe pasojat zinxhir mbi shtetet e tjera nga Roma në Dublin duke i zhytur të paktën pesë ekonomi në recession dhe duke kërcënuar shkatërrimin e bashkimit monetar. Imazhi i ri pritet të dalë në muajin nëntor ndërkohë që pesë prerjet e parë prej 5 eurosh do të dalin në majin e vitit të ardhshëm. Në greqisht fjala Europë do të përkthehet në “largpamësi” dhe në Greqi ekzistojnë monedha prej 2 euro me figura mitologjike. Fakti që BQE po punon me kartmonedhat e gjeneratës së re është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i vet institucionit. Në përgjithësi Bankat Qendrore ndryshojnë imazhet e kartmonedhave rregullisht me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe parandalimin e falsifikimeve. Një fytyrë e stampuar është më e vështirë të falsifikohet se sa një urë apo një imazh arkitektonik. Gjithsesi vendosja në karmonedhën euro e një imazhi të mitologjisë greke përforcon edhe njëherë idenë e liderëve europianë të cilët së fundmi nuk kanë reshtur së deklaruari se e ardhmja e Greqisë është në Eurozonë dhe se monedha europiane është e pakthyeshme.