Spanja gati ti kerkoje ndihme Europes

Spanja është gati të kërkojë ndihmën e BE. Në një intervistë për disa të përditshme europiane kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka afirmuar se Madridi tashmë është i gatshëm të kërkojë ndihmën e Europës për të shpëtuar vendin nga kriza. Por më parë ka thënë rajoy duhet të presim vendimin e BQE.
Pas vendimit të Eurotower do të reagoj në interes të euros dhe të Spanjës ka deklaruar kreu i qeverisë spanjolle. Kur ka vende që financohen me norma negative dhe të tjerë me çmime të papërballueshme shpjegon Rajoy do të thotë që dicka nuk shkon në Bashkimin monetar. Nëse mënyrat e ndërhyrjes së BQE do të jenë pozitive për të gjithë Europën do të bëj kërkesën përndryshe nuk do të kërkoj ndihmë.
Por sikundër tani është shumë e vështirë tu drejtohesh tregjeve ne kemi kërkuar ndihmë për sistemin bankar. Rezultati i kësaj huaje prej 100 miliardë eurove do të jetë një sistem financiar më i sigurt me një supervision të paprecedentë. Një avantazh për ne dhe për euron. Me të njëjtën frymë do të vendosim edhe për ndihma të tjera ka thënë kreu i ekzekutivit spanjoll. Më tej Rajoy në këtë intervistë afirmon se dyshimet mbi ekzistencën e Euros po provokojnë shtimin e kostove të bonove qeveritare të Spanjës dhe Italisë. Një situatë si kjo është e paqëndrueshme dhe nuk mund të zgjasë shumë. Kështu o do të procedojmë të gjithë sëbashku ose nuk do të ketë asnjë zhvillim thekson ai. Përgjegjësia e procesit europian është e të gjithë europianëve. Brenda kësaj përgjegjësie të përbashkët është e sigurt se nuk mund të avancojmë pa një marrëveshje me Gjermaninë e cila ka edhe numrin më të madh të banorëve dhe ekonomi më të zgjeruar. Spanja ka vijuar më tej Rajoy po ndjek direktivat e vendosura për ndihmë për vendet në vështirësi dhe është e vështirë të gjesh një qeveri që në tetë muaj ka bërë shumë gjëra. Kemi rritur taksat, riformuar tregun e punës dhe po riformojmë edhe sistemin financiar ka përfunduar Mariano Rajoy intervistën e tij për mediat europiane.