E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tension ne tregun e bonove sovrane

Tension gjithnjë e në rritje për tregun e titujve shtetëror europian, me Parisin dhe Madridin në krye të cilët regjistrojnë një record të ri të rendimenteve duke ndikuar negativisht në bursën europiane. Pavarësisht qetësimit të tregut pas shpalosjes së programit nga kryeministri i ri Italian, Franca dhe Spanja kanë arritur interesa të larta në shkëmbimin e bonove qeveritare në treg.

Diferenca e bonove me skadencë dhjetvjecare të qeverisë spanjolle dhe francece janë zgjeruar kundrejt bundeve gjermane. Një ndikim negative ka dhën ë edhe raporti i agjencisë ndërkombëtare të kreditit Fitch, e cila ka përkeqësuar vlerësimin ndaj bankave amerikane të ekspozuara më shumë në rrezikun e borxhit të Eurozonës. Më të rrezikuar e ka ndier veten tregu spanjoll me rendiment të bonove në kuotën e 500 pikëve, për herë të parë që nga dalja e monedhës euro. Ndërsa Franca ka regjistruar një rënie të rendimenteve kundrejt shkëmbimeve të muajit tetor, por gjithsesi ndihet e rrezikuar për aftësinë kredituese të saj, pavarësisht se qëndron ende në klasifikimin me tre A. arritua e rendimenteve të titujve shtetëror në këto nivele i ka detyruar më para vendet si Greqia, Portugalia dhe Irlanda të kërkojnë ndihmën e Trojkës për të përballuar situatën.

Është pikërisht kjo frika e të dy vendeve, nga rreziku i një dështimi dhe nevoja për ndihmë nga ndërkombëtarët. tregu i bonove qeveritare ka shqetësuar së tepërmi indekset kryesore të bursave në Europë. Performancën më të dobët e ka shënuar bursa e Londrës, e cila më parë i kishte kufizuar dëmtimet duke qenë se nuk bën pjesë në Eurozonë. Por investitorët e tregjeve elektronike janë shqetësuar edhe nga qëndrimi kontradiktor i Francës dhe Gjermanisë lidhur me rolin e BQE. Parisi mbështet kërkesën e ShbA që BQE të reagojë si kredituese emergjente sikundër vepron edhe Rezerva Federale amerikane. Ndërkohë që qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel distancohet nga një rol i till i institutit ttë Frankfurtit. Merkel vazhdon të mbështesë idenë e saj se BQE nuk duhet të ndryshojë rolin actual të saj, pasi zgjidhja e krizës nuk varet nga Eurotouer, por nga roli i politikës. .

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›