E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: “Kemi një superskuadër”

Masimo Morati i bën komplimenta Mancinit: "Kemi një superskuadër". Një ditë pas fitores së bujshme (4-0) kundër Torinos, padroni zikaltër dëshiron t'u bëjë elozhe njerëzve të tij dhe për udhëheqësin e kësaj aventure, Roberto Mancinit. "I bëj komplimenta skuadrës, - thotë Morati, - të gjithë atyre që janë rreth saj, nga trajneri dhe deri te stafi". Një kënaqësi që rrjedh nga vendi i parë në kampionat, tashmë pesë pikë më shumë se Roma dhe tetë më shumë se Juventusi. "Djemtë kanë meritën se kanë luajtur shumë mirë, me përqendrim dhe shumë seriozitet, - pohon i lumtur Morati, - dhe për kualitetin special që kemi d do të arrijmë objektivin final". Pas dëmtimi në të Dakurt në gju, tekniku Mancini nënvizoi nevojën për të mbushur grupin. Morati thotë mendimin e tij: "Pas 23 dhjetorit, - shpjegon presidenti i Interit, - do të hedhim sytë ne merkato, por për sezonin e ardhshëm. Dëgjova mjekun (e Interit) dhe për sa i përket të dëmtuarve, duket se nuk ka situata vecanërisht të rënda, përvec asaj të Dakurt".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›