Kahn “ngërdheshet” me Tonin dhe Riberinë

Pas barazimit në shtëpi të Bajernit të Munihut në Bundesligë me Dusiburgun, Oliver Kahn sulmon Tonin dhe Riberinë. "Disa ndeshje nuk mjaftojnë për të hyrë në historinë e një klubi kaq të lavdishëm si ky yni, - thotë portieri me përvojë dhe kapiteni i bavarezëve. "Bajerni nuk është si Olimpiku i Marsejës apo Fiorentina, është i njëllojtë me Milanin, Barcelonën, Mancesterin ose Realin. Ta fillosh mirë nuk mjafton, duhet të shkosh deri në fund dhe të bësg mirë deri në minutën e fundit".