E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Leonardonuk lëviz, humbëmpër shkak të lodhjes

ITALI- Dhomat e zhveshjes së Interit nuk kanë qëndruar bosh deri pas mesnate. Shkaku? Një takim kokë më kokë mes presidentit Masimo Morati dhe trajnerit Leonardo. Tonet nuk kanë qenë akuzuesem por ata janë munduar të shpjegojnë arsyet e katastrofës me Shalken. “Ishte një bisedë me një person serioz. Kisha kënaqësinë të flisja me Leonardon dhe kjo e kënaqi edhe atë”, tha presidenti Morati. “Humbja më habiti për përmasat edhe pse lodhja jonë u pa që të shtunën. Shihja lojtarë që hasnin probleme dhe kuptova se gjërat mund të shkonin keq. Gjithsesi, e ardhmja e Leonardos është e sigurt, për mua nuk ka ndryshuar asgjë. Unë e di sa i pamëshirshëm është futbolli dhe e di që duhet të ecet përpara”, deklaroi më tej presidenti i Interit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›