Shtypi gjerman, euforidhe habi për triumfine Shalkes
GJERMANI- Entuziazëm e admirim, por edhe habi në reagimet e shtypit gjerman për fitoren 5-2 të Shalkes në “San Siro” kundër Interit. Termi “sensacion” është më i përdoruri në komentet e shtypit. “5-2 në shtëpinë e Interit! Shalke deh Evropën”, është titulli i “Bild”, që në brendësi bën një radhitje fjalësh: “Gjeniale! Madhështore! Gjigandeske! Evropa mrekullohet nga euro-gjigandët e Shalkes”. Një ndjesi që përshkruhet edhe në të përditshmen e Mynihut “Suddeutsche Zeitun”, që titullon me dy fjalë: “Mendoni, Interi!”. “Nuk ishte një skuadër dosido ajo që është mundur dhe poshtëruar në shtëpi nga Shalke. Ishte Interi, fituesi në fuqi i Champions League, kampion i Italisë, fitues i Kupës dhe i Botërorit të klubeve”, shkruan kjo gazetë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)