E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taddei, përjetë në Romë

Rodrigo Taddei ka theksuar se dëshiron të vazhdojë kontratën me Romën, në mënyrë që të pensionohet në kryeqytetin italian. Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit skadon gjatë verës, por drejtori sportiv i klubit, Daniele Prade, thuhet se i ka premtuar vazhdimin e qëndrimit.

Fiorentina është në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e Taddeit, por futbollisti është shprehur i gatshëm të mbetet në Romë. “Ëndrra ime është të mbetet në Romë. Shpresoj të vazhdoj kontratën dhe të përfundoj karrierën në Romë”, tha Taddei.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›