E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ibra nuk erdhi për gola

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka përkrahur sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, pavarësisht serisë negative të yllit suedez, i cili ende nuk ka shënuar gol në vitin 2010.

“Është vetëm një periudhë e tillë, por ai vazhdon të krijojë hapësira. Megjithatë, ne nuk e kemi transferuar të shënojë 25 gola në vit, sepse ai di të bëjë shumë gjëra të tjera. Kjo është arsyeja pse Barcelona bëri një investim të tillë për transferimin e tij”, deklaroi Guardiola, gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes me Getafen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›