E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konte: Buffon i sëmurë, do të mungojë ndaj Pescaras

Seria A mbetet objektivi i vetëm real i Juventusit

conteXhanluixhi Bufon nuk do të aktivizohet në përballjen me Peskarën në këtë javë të 31 të Serisa A për arsye shëndetësore. Kapiteni i Juventusit, i cili paraqit në nivelin e tij më të ulët në Champions Ligë ndaj Bajernit të Mynihut, sipas trajnerit Antonio Kontes po kalon një gjendje gripale. Ndaj Peskarës do të luajë Storari, sepse Bufon, pas sfidës me Interin, ka kaluar një periudhë gripale. Pas sfidës me Bajernin, gripi iu rishfaq pas ndeshjes me Bajernin, e për rrjedhojë nuk është stërvitur si duhet. Preferoj që Xhixhi të kurohet që të shërohet sa më shpejt.
Ndeshja
Më pas tekniku bardhezi, duke analizuar sfidën me Peskarën, theksoi se fitorja e radhës në Serinë A do ta afronte më shumë Juventusin me titullin kampion. Fitorja me Peskarën do të na afronte më shumë me titullin. Nëse do të shpallemi për herë të dytë radhazi kampione, do të ishte dicka e mrekullueshme. Kampionatin e kemi në dorë dhe do të bënim një mëkat të madh nëse do ta humbisnim.
Humbja me Bajërn
Duke iu kthyer humbjes 2-0 me Bajernin, në cerekfinalen e parë të Championsit, Konte e pranoi se titulli i Serisë A mbetet objektivi i vetëm real i Juventusin në këtë sezon. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përulur. Titulli është objektivi ynë, ndërsa të tjerat janë sureale, ëndrra që kanë shumë pak mundësi të bëhen realitet. Pas dy vendeve të shtata radhazi në Serinë A, Juventusi u rikthye skuadër protagoniste në futbollin italian. Unë, shoqëria, futbollistët dhe mbi të gjithë tifozët, duhet ta kuptojnë se po ndodh diçka e jashtëzakonshme. Nëse dikush mendon që fitoret mund të shpiken sot për nesër, do të thotë se ai nuk ka fituar asgjë. Fitorja është një fjalë e lehtë për tu shqiptuar, por shumë e vështirë për tu arritur. Në fund Konte siguroi se eksperiencës së tij në krye të Juventusit do ti japë fund vetëm kur të mos ketë më entuziazëm, por kjo ditë duket se do të jetë e largët.

Në Suedi janë të bindur: Ibra kthehet në Itali!

Zlatan Ibrahimoviç mund të bëjë një kthim të bujshëm në kampionatin italian që në sezonin e ardhshëm, pasi me sa duket është i pakënaqur në Paris, ndonëse është idhulli i ri i kampionatit francez dhe skuadrës së PSZH. Një fakt të tillë e ka zbuluar gazeta suedeze Aftonbladet, e cila ka qenë gjithmonë shumë e afërt me lojtarin dhe shumë shpesh ka siguruar prej tij ekskluzive të rëndësishme. Gazetarja Xhenifer Uegerup ka sqaruar për Radio CRC se si është situata reale e futbollistit, duke lënë të kuptohet se Ibra është gati të bëhet idhulli i një skuadre tjetër italiane, pasi mund të veshë fanellën e Napolit në të ardhmen. Ai emri i parë në listën e dëshirave të presidentit De Laurentis dhe transferimi i tij te Napoli nuk do të ishte aq i çuditshëm. Është e vërtetë që ka një rrogë shumë të lartë për skuadrat italiane por PSZH nuk ka qenë kurrë një zgjedhje e vetë Zlatan, ai iu shit pa dëshirë klubit parisien. Ai do të dëshironte të luante në jug, Napoli i pëlqen ndaj nuk do të çuditesha nëse do ta shihja me fanellën e kësaj skuadre. Një gjë është e sigurt, atij i mungon Italia, ushqimi, ngrohtësia e njerëzve dhe tifozëve italianë, ka shpjeguar gazetarja suedeze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›