Nofkat më të bukura të 100 sportistëve më të famshëm në botë
Nga O Rei, Pibe de Oro, Divin Codino, Pinturichio, Il pulga deri te CR&
O Rei, Pibe de Oro, Divin Codino, Spice boy, nuk janë gjë tjetër veçse emri i artit ose e thënë ndryshe nofka e disa prej sportistëve më të famshëm botërorë. Duke filluar që nga Pele e Maradona, tifozeria e marrosur pas numrave të tyre mundohej vazhdimisht të futej në karakterin e tyre duke i përshtatur niknejmin më të përafërt. Ca kjo për ti ngritur sa më lart vlerat sportistit në fjalë, ca edhe për të thjeshtëzuar sa më shumë emrat e tyre. E ndërsa në vitet 60-70 nofkat zgjidheshin në përvijim të lojës dhe famës së këtyre sportistëve, në dekadën e fundit të shekullit 20-t tifozët zhbiruan edhe në jetën private duke nxjerr nga repertori nofka si Il Car doriernte (Cari, mbreti i Lindjes), Andri Shevçenko, Pinturichio (Piktor i famshëm italian), Aleks del Piero, Cuore de Drago (Zemërdragoi), Paolo Maldini e deri tek Il pulga (Pleshti), Lionel Mesi. Nofkat e sportistëve janë të shumta dhe intriguese, madje të paimagjinueshme për nga fantazia më të cilët ata janë pagëzuar. Pseudonime të vendosura edhe rastësisht, por që kanë mbetur përjetësisht përkrah emrave të tyre të vërtetë. Lista e pseudonimeve është e gjatë dhe në to ka emra kafshësh e insektesh, epitete të ndryshme që kanë të bëjnë me karakterin e sportistit dhe cilësitë e tij. Sot gazeta Tirana Observer publikon nofkat e 100 prej sportistëve më të mëdhenj në botë.
Nofkat
O Rei (Mbreti) është emri i Peles, futbollistit më të madh të botës, por dhe Pele është një nofkë, pasi emri i vërtetë i tri herë Kampionit të Botës është Edson Arantes do Nascimento. Me pseudonimin Kaiser (Perandori) njihet gjermani Franc Bekenbauer, kampion bote si futbollist dhe trajner. The Black Spider (Merimanga e zezë) është pseudonimi i një prej portierëve më të mëdhenj në botë, sovjetikut Lev Yashin, të vetmit portier që ka mundur të fitojë Topin e artë (1963 ). Spice boy (Djali erëz) i përket një prej lojtarëve më të marketuar në botë, Devid Bekamit, i njohur shkurt edhe si Becks. Fama e yllit anglez është shumë e madhe dhe jeta e tij është shndërruar në një model për të rinjtë e sotëm, aq sa emri i tij figuron edhe në listën e kërcënimeve të grupimit terrorist Al-Kaeda. Me nofkën Bruja (Magjistari apo shtrigu) njihet dy futbollistë argjentinas, atë e bir, që kanë të njëjtin emër: Huan Ramon Veron Veron (i ati) ka luajtur në vitet 1960 me Estudiantes në Argjentinë dhe Panathinaikos në Greqi (njihej për golat e tij nga pozicione të pabesueshme) dhe shpikësi i golit biçikletë. Djali i tij, Veron, ish- mesfushori i njohur i Çelsit dhe Interit, njihej për karakterin e tij të egër, por dhe për goditjet e fuqishme. El buitre (Grabitqari) është pseudonimi i një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka nxjerrë Spanja, Emilio Butraguenjos. Ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Spanjës ishte pjesë e pesëshes së legjendare të Realit, Quinta del Buitre, së bashku me Manolo Sanchis, Martin Vazkez, Michel dhe Miguel Pardeza. Sulmuesi Butraguenjo njihej edhe ish-Xhentëlmeni i fushës. Nofka Doctor (Doktor) i përket tre sportistëve të mëdhenj; futbollistit brazilian Sokrates, pilotit të garave me motora, Valentino Rosit, por dhe një futbollisti nga Afrika e Jugut, Toefiklius Kumalo. Në fakt, nofka Doktor, i shkon shumë për shtat futbollistit Sokrates, i cili ishte edhe me profesion mjek (i diplomuar në fakultetin e mjekësisë Riberaio Preto), por dhe kishte marrë gradën e doktorit në filozofi. Sokrates, një prej futbollistëve më të mesfushës në historinë e futbollit, dallohej për inteligjencën e tij në fushën e lojës, por dhe të gjatësisë (192 cm),njihej për mjekrën e tij dhe në jetën e përditshme si një pirës i rëndë pijesh dhe duhani. Doktori tjetër është italiani i motorrave, Valentino Rosi, i cili ka fituar shtatë tituj kampionë bote. Il Pirata (Pirati) është përcaktimi sportiv i një prej çiklistëve më të mëdhenj italianë, Marko Pantanit, i cili vdiq në një motel pas marrjes së një sasie overdoze të kokainës në vitin 2004. Il Divin Codino (Hyjnori) njihet një nga futbollistët më virtuzorë që ka nxjerrë Italia e futbollit, Roberto Baxho, fituesi i Topit të artë (1993) dhe Lojtari më i mirë i FIFA (1993) si dhe Këpuca e artë (1993). Baxho, i cili ka luajtur me Vicencëm, Fiorentinën, Juventusin, Milanin dhe luajti edhe një ndeshje miqësore me Shqipërinë në Tiranë kur luante me Breshian, njihej edhe me pseudonimin Bishtaleci, për shkak të flokëve të të lidhur si dhe Budisti për shkak të bindjeve të fetare me sfond budist. God (Zoti) është nofka e Alan Shirerit, futbollistit të njohur anglez të Njukasëllit, tashmë një prej ekspertëve të futbollit të BBC-së. Shirer gjatë karrierës së tij shënoi 422 gola për klubet për të cilat luajti dhe Kombëtaren anglezë dhe mban rekordin në Premier Ligë me 260 gola. Johan Krujf, futbollisti i madh holandez ka disa nofka dhe për ta dalluar nga Johan Neskens, një tjetër futbollist i shquar, thirrej Johani I. Ylli i Ajaksit njihej edhe me pseudonimin El Salvador (Shpëtimari).
O Rei (Mbreti), Pele
Il pibe de oro (Njeriu i artë), Maradona
Spice boy (Djali erëz), Devid Bekam
Il Car doriernte (Cari, mbreti i Lindjes), Andri Shevçenko
Pinturichio (Piktor i famshëm italian), Aleks del Piero
Le Roi (Mbreti), Mishel Platini
Kaizer (Mbreti), Franc Bekenbauer
The black tulip (Tulipani i zi), Rud Gulit
Cuore de Drago (Zemërdragoi), Paolo Maldini
Il pulga (Pleshti), Lionel Mesi
Matrix (Matriks), Marko Materaci
Psycho (Psikopati), Stjuart Pirs
Il ringhio (Hungëruesi), Xhenaro Gatuso
Il puma (Puma), Emerson
Pantera nera (Pantera e zezë), Klarens Sedorf
Il Divin Codino (Hyjnori), Roberto Baxho
The Snake (Gjarpëri), Juri Xhorkaef
Furia ceka (Furia cceke), Pavel Nedved
Il fenomeno (Fenemoni), Ronaldo
El Angel de Madrid (Engjëlli i Madridit) Raul
Il Genio (Gjeniu), Dejan Stankoviç
Il Pirata (Pirati), Marko Pantani
The Rock (Shkëmbi), Maresel Desaji
Boom boom (Bum Bum), Boris Beker
The Animal (Kafsha), Edmundo
Batman (Batman), Mateja Kezhman
The Black Spider (Merimanga e zezë), Lev Jashin
El buitre (Grabitqari), Emilio Butraguenjo
La bruja (Shtrigu), Huan Sebastian Veron
God (Zoti), Alen Shirer
The crab (Gaforrja), Rej Uilkins
The helicopter (Helikopteri), Ivan Zamorano
Areoplanino (Aeroplani), Vinçenco Montela
El Salvador (Shpëtimtari), Johan Krujf
San Marco (Shën Marko), Marko Van Basten
Agent zero (Agjenti zero), Gilbert Arenas,
Air France (Air France), Mikael Pietrus
Air Jordan (Air Xhordan), Michael Jordan
The Alaskan Assassin (Vrasësit i Alaskës), Trajan Langdon
The Barber (Berberi), Sal Maglie
Doctor (Doktori), Socrates
Doctor (Doktori), Valentino Rosi,
The ice man (Njeriu i akullt, Kimi Raikonen
Doctor (Doktori), Theophilus Khumalo
The Steak (Bifteku), Adriano
Sniffer (Narkomani), Alan Klark
Shrek (Shrek), Kevin Mench
Iron Mike (Majku i hekurt), Majk Tajson
The Rotveiller (Rotvajlleri), Luan Krasniqi
The Champ (Kampioni), Muhamed Ali (Kasus Klei)
Superman (Mbinjeriu), Xhanluixhi Bufon
Imperatore (Perandori), Adriano Leite
Batigol, Re Leone (Batigol, Mbreti Luan), Gabriel Batistuta
Bello di notte, (I bukur natën), Zbigniew Boniek
King Eric (Mbreti Erik), Erik Kantona
Professore (Profesori), Fabio Kapelo
Soldatino (Ushtari), Anxhelo Di Livio
Pantera Nera (Pantera e zez