E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja vajton për humbjen e Dani Harke

Tifozët e Espanjolit i kanë bërë homazhe Daniel Harkes, kapitenit 26-vjeçar, që të shtunën humbi jetën. Gjatë gjithë ditës, mbështetësit e skuadrës katalane janë paraqitur në stadiumin "Kornela-El Prat", në hyrjen numër 21 (pikërisht si numri që ai mbante në fanellë), për t‘i dhënë lamtumirën e fundit Harkes. Tifozët vendosën shall dhe flamuj në formë kujtimi, ndërsa kanë ndezur qirinj e kanë shkruar mesazhe për lojtarin fatkeq. Ata kërkojnë që stadiumi të marrë emrin e kapitenit dhe fanella me numër 21 të hiqet nga qarkullimi. Ndërkohë, pas kësaj tragjedie, skuadra u largua nga Firence dhe u kthye në Barcelonë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›