Morati takon Murinjon, tani pritet zyrtarizimi
Masimo Morati dhe Hoze Murinjo janë takuar të premten në një restorant të Parisit, duke përcaktuar detajet e marrëveshjes mes dy palëve. Lajmi i publikuar nga "Gazzeta Dello Sport" këtë radhë nuk ka qenë i vështirë për t‘u vërtetuar, pasi në gazetën italiane ishte edhe një foto e momentit, kur Morati dhe Murinjo po largoheshin nga restoranti në fjalë, të shoqëruar nga dy drejtues të tjerë zikaltër, Branka dhe Oriali. Duket se palët kanë gjetur akordin dhe pritet vetëm zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje, me prezantimin që mund të zhvillohet që në ditët e para të javës së ardhshme.
Vetë Murinjo e ka komentuar këtë si një sfidë për të, një nga ato situata që ai i pranonte me kënaqësi. "Do të jetë sfida që e parashikojnë të gjithë", deklaroi ai për "Jornal de Noticias", duke lënë të kuptohet se është arritur akordi me Moratin. "Të gjithë më thonë se duhet të fitoj atje. Kjo është ajo që pritet nga unë dhe më pëlqen një gjë e tillë. Do të përballem me një presion të lartë në punën time të ardhshme. Megjithatë, është në situata të tilla që unë përforcohem më shumë. Si një trajner unë e cilësoj veten një person të thjeshtë. Dua që njerëzit të jenë të hapur me mua. Ndaj them se është e lehtë të punosh me mua. Lojtarëve thjesht u duhet të ndjekin urdhrat e mia", deklaroi trajneri portugez.
Ndërkohë, Morati ka preferuar të flasë vetëm për shkarkimin e trajnerit Mançini, duke e cilësuar një zgjedhje të detyruar për të mirën e skuadrës së tij. "Kjo ka qenë një zgjidhje e vështirë, që u bë në të mirë të skuadrës dhe jo një kapriçio. Unë e kam falënderuar për punën që ka bërë. Ia kam thënë këtë gjë Mançinit personalisht dhe po e përsërit edhe tani. Deklaratat pas ndeshjes me Liverpulin ishin vendimtare, pasi i krijuan shumë probleme Interit, duke vënë në vështirësi skuadrën. Nuk e di nëse çështja do të përfundojë në gjyq, pasi shpresoj që logjika e ftohtë të triumfojë ndaj nxitimit. Mançini i fyer? Nuk kërkonim të sulmonim nderin e tij. Ngjarjet e fundit në komunikatën e shkarkimit u referoheshin lajmeve se po kontaktonte me skuadra të tjera dhe jo çështjes së përgjimeve telefonike", deklaroi presidenti i Interit për mediat italiane.
Të gjithë janë të sigurt se në takimin e të premtes palët kanë folur jo vetëm për kushtet e kontratës së trajnerit portugez, por edhe për merkaton e skuadrës. Murinjo ka kërkuar një mesfushor dhe dy gjysmësulmues për të ndërtuar lojën sipas preferencave të tij. Lampard është objektivi kryesor, por gjatë orëve të fundit është folur edhe për një interesim rreth Diarras. Gazetat spanjolle kanë bërë të ditur se Interi ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin me tipare mbrojtëse të Realit të Madridit. Për sa u përket gjysmësulmuesve, emri kryesor është ai i Kuarezmës, por çmimi i tij i lartë ka bërë që Interi të përqendrohet te Hleb dhe Deko.