Rremben autobusin, Mamaja: Eshte i semure mendor
TIRANE- Eduard Rexhepi, 32 vjecari i cili rrëmbeu për 30 minuta autobusin e linjës Tiranë- Sarandë do t'i nënshtrohet ekzaminimit mjeko ligjor për të saktësuar nëse vuan nga sëmundje mendore.
Sipas Hatixhe Rexhepit, mamasë së rrëmbyesit i biri vuante nga probleme mendore të shkaktuara nga një aksident automobilistik i ndodhur 7 vite më parë. Madje ai kurohej dhe trajtohej me asistencë invaliditeti nga Bashkia e Patosit.
Gjatë gjithë ditës së djeshme policia ka marrë në pyetje shoferin e autobusit, pasagjerët, si dhe vetë 32 vjecarin për të zbardhur detajet dhe motivin e rrëmbimit të autobusit në mesditën e djeshme, në Fratar të Ballshit.
Gjashtë pasagjerë të autobusit të linjës Tiranë- Sarandë, kanë kaluar minuta tmerri kur në Fratar të Ballshit, në autobus ka hipur një i ri i cili ka nisur të ngasë me shpejtësi mjetin. 32 vjecari u ka thënë pasagjerëve se do ti conte shëndosh e mirë në Kakavijë. Menjëherë shoferi i autobusit,Vasil Mërkuri ka sinjalizuar policinë për rrëmbimin e automjetit nga një person i panjohur.
Ka mjaftuar një gabim teknik, pasi ai i ka dhënë mjetit pa caktivizuar frenat e dorës dhe autobusi ka nisur të marrë flakë. Ne nje rruge prej 20 km qe ka pershkuar autobusi, mjeti është përplasur disa herë duke bërë që pasagjerët të përjetonin minuta tmerri.
Pasi ka humbur shpresat se nuk kishte asnjë rrugëzgjidhje tjetër, 32-vjecari ka braktisur autobusin qe kishte marre flakë dhe është larguar, duke lënë derën hapur.
Pasagjerët kane arritur te dilnin nga automjeti ndërsa policia arrestoi autorin e kësaj pengmarrje, e cila fatmirësisht zgjati vetëm një segment rrugor prej 20 km në më pak se gjysëm ore.
(s.g/Balkanweb)