Moratoriumi i skafeve, rrëzohet kërkesa e PS-së

Komisioni i sigurisë rrëzon nismën e PS-së për shfuqizimin e ligjit për moratoriumin e mjeteve motorike lundruese. Nisma për shfuqizimin e ligjit është hartuar nga deputeti i PS-së Artan Gaçi mori 10 vota kundër nga deputetët e mazhorancës në komisionin e sigurisë.
Në propozimin e bërë nga Partia Socialiste kërkohej që të hiqej bllokimi i mjeteve lundruese në Shqipëri, duke e cilësuar si një masë të tepërt dhe dëmtuese ndaj bizneseve. Sipas relacionit të projektit të opozites, ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik e ekonomik të Shqipërisë.
Moratoriumi është vendosur prej gjashtë vitesh nga mazhoranca aktuale dhe ka pasur si qëllim bllokimin e trafiqeve që bëheshin me skafe drejt Italisë dhe Greqisë.
Moratoriumi i skafeve që nga momenti i miratimit dhe deri më sot është shoqëruar vazhdimisht me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita është shprehur vazhdimisht kundër, duke sjellë si argument kufizimin e të drejtës së lëvizjes së lirë të mjeteve të tjera motorike në ujë.