Rritet numri ankesave, Avokati i Popullit tek CEZ

Avokati i Popullit, Igli Totozani
Avokati i Popullit, Igli Totozani është takuar sot me drejtorin e Divizionit të Shpërndarjes në kompaninë CEZ, Admirim Lakra, për shkak se numri i ankesave të konsumatorëve të CEZ-Shpërndarjes që i drejtohen Avokatit të Popullit është rritur ndjeshëm.
Në takim u ra dakord që në ditët në vazhdim të zhvillohet një takim dy palësh mes përfaqësuesve nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe përfaqësuesve nga kompania CEZ-Shpërndarje, ku do diskutohet më konkretisht për problematikat që qytetarët depozitojnë pranë institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me kompaninë CEZ- Shpërndarje.
Takimi kishte si fokus edhe një sërë problematikash dhe shqetësimesh që lidhen me kompaninë CEZ-Shpërndarje, si furnizimin me energji elektrike të repartit ushtarak në Sharrë, në të cilin u strehuan familjet rome.
Gjithashtu u kërkua dhe furnizimi me energji elektrike në fshatin Valë dhe në komunën Fushë Kuqe. /E.L/