Presidenti i ri, Berisha mbledh në takim aleatët
TIRANE- Kreu i qeverise, Sali Berisha ka mbledhur tryezen e aleateve, per te diskutuar e negociuar per zgjedhjen e presidentit te ri te vendit.
Takimi po mbahet ne Kryesine e Kuvendit te Shqiperise, aty ku kryeministri, njeheresh kreu i PD-se, ka zhvilluar gjithe negociatat me kreret e partive parlamentare.
Ne takim marrin pjese kreu i LSI-se, Ilir Meta, ai i PR-se, Fatmir Mediu dhe i PDIU-se, Shpetim Idrizi.
Pas kesaj, njoftohet se Berisha do te mbledhe gjate pasdites edhe Kryesine e PD-se, ne te cilin si ka deklaruar vete pas takimit me kreun e PBDNJ-se, Vangjel Dule do te diskutohet per emrat e kandidateve per president.