E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe: Të gatshëm për të mposhtur Barcën

Mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, beson se skuadra e tij është e përgatitur që të mposhtë Barcelonën këtë sezon. Në sezonet e fundit, mbretërit shpesh janë turpëruar nga fuqia e Blaugranëve, ndërsa këtë edicion ata janë të vendosur që t`i bëjnë ballë Barcës.
 

“Ne tashmë kemi dëshmuar në dy takimet e Superkupës se nuk është e pamundur të mposhtet Barcelona. Në Superkupë ne ishim dukshëm më të mirë se ata. Fatkeqësisht, ata kishin fat dhe ne nuk fituam, por kjo ndodh në futboll. Ne merituam t`i fitonim të dyja ndeshjet”, shprehet ai.

Ndër të tjera Pepe shprehet se skuadra e tij po kalon një moment të mirë dhe skuadra ka kualitetin për të mposhtur Barcën apo cilëndo skuadër.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›