Berisha-Morattit: Me 2015 Do te takohemi per energjine
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, shprehu dje bindjen se ne vitin 2015, do te jete i pranishem ne ekspoziten e Milanos me teme "Te ushqesh planetin, energji per jeten". Pas takimit me kryetaren e bashkise se Milanos, njekohesisht koordinatore e qeverise italiane per ekspoziten "Ekspo Milano 2015", Letizia Moratti, Berisha tha se "se bashku me zonjen Moratti, ne vitin 2015 do te takohemi ne ekspoziten e Milanos me shume nga idete dhe projektet tona te realizuara". Deklarate e cila vjen ne nje kohe kur opozita po vijon greven e urise ne emer te transparences zgjedhore dhe ende nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. "Shqiperia do te jete nje nga vendet me rritjen me te shpejte te prodhimit te energjise se rinovueshme ne rajon dhe me gjere. Shqiperia do te kete kompletuar te gjithe kuadrin e saj ligjor per shfrytezimin e energjise nukleare per qellime paqesore dhe do te shqyrtoje te gjitha opsionet per fillimin e ketij shfrytezimi", u shpreh kryeministri. Ai e njohu kryebashkiaken me faktet se Shqiperia ka potenciale te medha te energjise se rinovueshme. Sipas tij, potenciali i bashkepunimit te Shqiperise me Milanon eshte i jashtezakonshem dhe ne kete eveniment do te ekspozohen te gjitha mundesite dhe potencialet e saj para investitoreve te Milanos. "Kjo ekspozite nuk projektohet thjesht si nje muze i arritjeve me te medha te teknologjise dhe biznesit boteror, por si nje proces pothuaj universal, ne te cilin kombet e planetit gjejne mundesine per te promovuar te gjitha potencialet e tyre ne keto fusha jetike, primarisht te energjise dhe te ushqimit, natyrisht edhe ne fusha te tjera. Ne keto koncepte dhe parime, kjo ngjarje e madhe boterore shnderrohet gjithashtu ne nje promotor te fuqishem, nga e cila Shqiperia do te perfitoje", vleresoi kryeministri. Nga ana e saj, Moratti u shpreh se ekspozita boterore e Milanos, pas asaj qe po zhvillohet tani ne Shangai, do te realizohet ne 2015-en dhe qe do te zgjase 6 muaj, parashikon pjesemarrjen e rreth 150 vendeve, si dhe mbi 20 milione vizitore. "Do te jete nje projekt qe na lidh me Shqiperine, si edhe me shume vende te tjera, per te zhvilluar se bashku projekte te bashkepunimit shkencor, ekonomik, ne sektore qe lidhen me temen e saj, ushqimi dhe energjia", u shpreh kryetarja e bashkise se Milanos. Me deklaraten e firmosur dje, mes dy shteteve, nis bashkepunimi ne sektorin e agroindustrise, te energjise, te cilet sigurisht jane sektore ku Shqiperia ka potenciale te jashtezakonshme dhe te punojme per te studiuar se cilat jane mundesite e bashkepunimit shkencor dhe ekonomik, qe i sjellin perfitime si Shqiperise dhe Italise.