E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mutu prane kalimit tek Galatasaray

Mesfushori i Fiorentina-s, Adrian Mutu është pranë kalimit tek gjigantët turk të Galatasaray-t, raportuan mediat italiane gjatë mëngjesit të sotëm.

Nëse lëvizja do të ndodhë, ylli rumun do të luajë së bashku me kapitenin e kombëtares shqiptare, Lorik Cana-n. Galatasaray drejtohet nga një trajner rumun, George Hagi, i cili ka një miqësi të ngushtë me Mutu-n.

Vetë Hagi pranoi se do të ishte një ëndërr që të sillte lojtarin në Stamboll, ndërsa mesfushori ka planifikuar një konferencë për shtyp më vonë gjatë ditës, për të sqaruar situatën e tij në “Artemio Franchi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›