E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Twitter: Hajdutët po ulërijnë këto ditë kapni hajdutët

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” pas deklaratave të Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila e cilësoi atë si regjizor të demontratës së 21 janarit.
 

“Hajdutët që po ulërijnë këto ditë kapni hajdutët janë fytyra e dëshpëruar e pushtetit që në 21 janar vrau pasi vodhi me zë e më figurë!” ka shkruar në “Twitter”Rama.
 

Ndërkohë Sekretari për çështjet ligjore Ylli Manjani ka theksuar se Rama pasi mashtroi shqiptarët me video montazhin, i konfrontoi ata me forcat e sigurisë në 21 janar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›