E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, 2 të vdekur, 4 të plagosur

Shkodër- Dy persona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi pak më parë në Shkodër. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Koplik-Bajzë, kur dy makina tip benz u përmpasën me njëra-tjetrën.

Të dhënat e para nga vendi i ngjarjes, tregojnë se aksidenti ishte fatal për jetën e dy personave që ndodheshin në automjete. Sipas policisë, nga përplasja humbi jetën në vend një fëmijë 7-vjeçar me iniciale E.B dhe një grua rreth të 60-ve, e quajtur Mrije Shabi.

Ndërkohë që mbetën të plagosur rëndë shtetasit, Xhyhere Bajakurti; Fahri Bajakurti;

Brunilda Bajakurti dhe Luigj Shabi. “Personat e dëmtuar u transportuan me urgjencë në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”- thanë burimet e policisë, duke shtuar se gjendja e tyre paraqitet kritike.

Grupi i ekspertëve që mbërriti në vendin e ngjarjes është duke bërë ekspertizën për të nxjerrë një përfundim rreth shkaqeve të këtij aksidenti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›