Morinë, 22 mijë veta kaluan dje kufirin

Nga Express më 08 gusht 2011 në ora 14:26
Ditët e fundit po shënojnë shifra rekord të hyrje daljeve në pikat kufitare të vendit.
Në total nga të gjitha doganat e vendit, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 57 mijë e 255 shtetas dhe kanë dalë 24 mijë e 3 shtetas. Por, e shtuna ka shënuar edhe fluksin më të madh të hyrjeve në pikat kufitare të vendit.
Në doganën e Morinës kanë hyrë 22 mijë shtetas të Kosovës, turistë, që vijnë për të kaluar pushimet verore në Shqipëri, raporton KD.
Fluksi ka qenë i madh edhe në pikat kufitare me Greqinë e Portin e Durrësit.
Sipas zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Pëllumb Nako, këtë vit është shtuar edhe numri i emigrantëve që kthehen për të kaluar pushimet në vend.