E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morsi: SHBA të ndryshojë qëndrimin ndaj botës arabe

Presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të ndryshojnë qëndrimin ndaj botës arabe, në mënyrë që të riparojnë marrëdhëniet dhe të rivendosin aleancë me vendin e tij.
 

Morsi, i cili do të udhëtojë për në Nju Jork, për të marrë pjesë në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, tha në një intervistë për “The New York Times” se “administratat e njëpasnjëshme amerikane kanë blerë kryesisht me paratë e taksapaguesve amerikane, antipatinë, nëse jo urrejtjen e popujve të rajonit”.
 

Gazeta tha se ai i referohej mbështetjes amerikane për qeveritë diktatoriale dhe mbështetjen e pakushtëzuar të Uashingtonit për Izraelin.

Morsi lavdëroi presidentin Barak Obama që ka lëvizur “me vendosmëri dhe shpejt” në mbështetjen e revolucioneve të “Pranverës Arabe”, por ai gjithashtu shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen e palestinezëve, të cilët ende nuk e kanë shtetin e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›