Vritet një deputet somalez

Një deputet i parlamentit të ri të Somalisë është qëlluar për vdekje në kryeqytetin e vendit, Mogadishu.
Raportet thonë se sulmuesit qëlluan Mustafa Haxhi Malimin, ndërsa ai po largohej nga një xhami pas faljes së namazit.
Kreu i Parlamentit, Mohamed Osman Xhavari, tha se deputeti u vra nga “elementët që janë të njohura për mizori”, duke iu referuar me sa duket grupit militant islamist al-Shabab.
Grupi shpesh herë ka organizuar sulme në Mogadishu, që kur është larguar jashtë kryeqytetit në vitin e kaluar.
Deputeti i vrarë, që ishte vjehrri i ish presidentit Ahmed Sharif Sheikh, është ligjvënësi i parë që vihet në shënjestër që nga zgjedhja e asamblesë së re në muajin gusht.