E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitojne Spurs shtyhet derbi i Nju Jorkut

Dy goditje të sakta të Tony Parker i kanë shërbyer San Antonio Spurs që të hakmerren ndaj Oklahoma City Thunder për eliminimin e sezonit të kaluar në ndeshjet “play-off” të NBA-it amerikan.

Goditje e saktë për tri pikë nga pozicion i prirët dhe më pas dy pikë pas lëvizjeve elegante me topin, pikërisht përpara rënies së sirenës. 5 pikët e realizuara nga ylli francez i basketbollit në 25 skondat e fundit të duelit ishin vendimtare në këtë përballje.

Për Oklahoma City-n kjo ishte ndeshja e parë pa James Harden dhe u konfirmua se skuadrës i nevojitet ende kohë për të rivendosur ekuilibrat në lojë. Kjo pavarësisht 15 pikëve të realizuara nga Kevin Martin dhe shifrave dyshe të Kevin Durant me 23 pikë dhe 14 pritje në tabelë. Durant bëhet edhe lojtari i dytë më i ri i të gjitha kohërave që arrin kuotën e 10 mijë pikëve në karrierë pas LeBron James.

Spurs zbritën në fushë sërish pa Manu Ginobili-n, që vazhdon të ketë probleme në shpinë, ndërsa stafi mjekësor shpreson që argjentinasi të rikuperohet në kohë, për të debutuar në fundjavë kundër Utah.

Paralelisht me sfidën ndërmjet Spurs dhe Thunder, ishte parashikuar të luhej edhe dita e madhe e derbit të Neë York-ut, ku në impiantin e ri Barclays Center, skuadra e Brooklyn Nets do të luante me Neë York Knicks. Megjithatë, shkatërrimet dhe problemet që la pas uragani “Sandy”, e detyroi kryebashkiakun Bloomberg që ta shtyjë këtë përballje.

“Impianti i ri Barclays Center është një arenë shumë e bukur dhe padyshim që do të kishte qenë një sfidë e madhe, por me qytetin në këtë gjendje, nuk do të kishte shumë tifozë për derbin dhe në këto momente, policia jonë ka shumë impenjime të tjera më urgjente”, tha kryebashkiaku.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›