E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sebastian Coe Futbolli anglez drejtohet nga idiote

Sipas Sebastian Coe, Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter mendon se futbolli anglez “drejtohet nga idiotë”. Kjo është zbuluar në librin autobiografik të kreut të Komitetit Organizator të Olimpiadës “Londër 2012”, që thekson se “Blatter ka pasur gjithmonë probleme me futbollin anglez”.

Coe ka punuar përkrah Blatter si president i Komisionit të Etikës të FIFA-s, detyrë nga e cila u largua pasi u bë pjesë e komitetit organizator, në tentativët e dështuar të Anglisë për të fituar të drejtën e organizmit të Botërorit 2018.

Të drejtën për edicionin e vitit 2018 të Kupës së Botës e fitoi Rusia, ndërsa kandidatura e Anglisë mori vetëm dy vota, duke u eliminuar në mënyrë zhgënjyese që prej raundit të parë. Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s anashkaloi kandidaturën e Anglisë, edhe sepse muajt përpara zhvillimit të votimit, mediat britanike kanë sulmuar ashpër për korrupsion federatën botërore dhe anëtarët e Ekzekutivit.

“Nga këndvështrimi i Blatter, nuk është e vështirë ta kuptosh përse ai mendon se futbolli anglez drejtohet nga idiotë dhe jo nga njerëz me vizion”, shkruan Coe në autobiografinë e tij, fragmente të së cilës janë publikuar nga gazeta “Times”.

“Si president i federatës botërore, natyrshëm që atij nuk i pëlqen fakti që klubet angleze nuk duan ti lejojnë futbollistët të aktivizohen në ndeshjet ndërkombëtare. Këtu po flasim për klube të fuqishme, që shpenzojnë miliarda për blerjen e lojtarëve nga e gjithë bota, shtonte Coe. Gjithashtu Blatter shikonte edhe një federatë, që në momentin e kandidaturës për Kupën e Botës paraqitej pa president dhe pa shef ekzekutiv. Këtyre u shtohen edhe sulmet e vazhdueshme të mediave angleze ndaj FIFA-s”.

Coe mendon se kandidatura e Anglisë dështoi për shkak të “luftës shkatërrimtare që zhvillohej brenda vendit, mes federatës, ligës e mediave”, si edhe “prej mosfunksionimit të lojës në Angli, personaliteteve pa peshë dhe politikës së gabuar që ndiqet”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›