E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo ndihet i admiruar

“Ndihem më i mirëpritur nga sa mund të duket. Ka shumë tifozë, madje edhe të skuadrave kundërshtare, që më admirojnë dhe më respektojnë si person dhe si profesionist”.

Kjo është deklarata e José Mourinho, gjatë një interviste për revistën spanjolle, "Ronda Iberia Magazine", ku ka folur për veten, për ambiciet që ka, për punën si trajner dhe për të ardhmen.

“Jam në luftë të vazhdueshme me veten time. Ambicia më kërkon që të kërkoj gjithmonë të jem më i miri. Kjo duhet arritur në të gjitha mënyrat e mundshme. Mendoj më shumë se të tjerët dhe kjo më ka bërë mirë”, rrëfeu “Special One”.

Më tej trajneri portugez shtoi: “Sot ëhstë më e vështirë që të punosh si trajner në krahasim me 10, 20 apo 30 vjet më parë. Ky është një profesion që evoluon vazhdimisht, detyrat e një trajneri shkojnë më tej sesa të zgjedhë 11 lojtarë për të luajtur, të përcaktojë taktikën apo të bëjë zëvendësime”.

Mourinho tregon edhe një leksion shumë të rëndësishëm që ka marrë: “Një ditë një profesor më ka thënë se nëse synoja të bëhesha një trajner i madh futbolli, duhet të dija më tepër sesa thjesht rreth futbollit. Mendoj se kishte të drejtë”.

Në më tepër se një rast, drejtuesi i stolit të Realit të Madridit nuk e ka fshehur dëshirën për t’u kthyer në futbollin anglez, edhe pse tashmë ai shfaqet më i ekuilibruar. “Prej risinisë e dija që duhej të punoja jashtë vendit që të merrja eksperiencë dhe të përballesha me sfidat. Synoja të drejtoja ekipe në Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë dhe ia arrita qëllimit. Por, nuk e di çfarë drejtimi do të marrë karriera ime kur të mbyll aventurën te Reali”, tha Mourinho.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›