Vlera katalane

Pothuajse të gjithë e konsiderojnë ekipin më të fortë, por për “Transfermarkt.de”, katalanasit kanë edhe ekipin me vlerën mw tw madhe, plot 651 milionë euro.
Uebsajti gjerman ka klasifikuar skuadrat evropiane, mbi bazën e vlerës së lojtarëve të tyre në treg, dhe Barcelona duket e pakapshme edhe prej Realit të Madridit, që e përcjell me vlerë 601,3 milionë euro.
Futbollistët me vlerën më të lartë në dy skuadrat e lartpërmendura janë ata që mes vete janë vazhdimisht në garë për çmimin e më të mirit në botë, Lionel Messi përkatësisht Cristiano Ronaldo. Sikurse në konkurrencë për Topin e Artë në tre vitet e fundit, argjentinasi mund portugezin edhe sa i përket vlerës.
Sipas Transfermarkt.de, Messi vlen 120 milionë euro. Kurse Ronaldo e përcjell me 100. Futbollistë të tjerë anëtarë të këtyre skuadrave që kanë vlerë të konsiderueshme janë Andres Iniesta (70), Cesc Fabregas (55), Sergio Busquets (42), dhe Gerard Pique (40). Kurse, Te Reali, Sergio Ramos (40), Karim Benzema (40), Luka Modriç (40) e Mesut Ozil (40).
Në vendin e tretë ngjitet Manchester City me mbi 498 milionë euro, i ndjekur nga fqinjët-rivalë të Manchester United me 441 milionë. Në vendin e pestë gjendet Bayern Munich (415,95), i gjashti Chelsea (387), që lë mbrapa PSG-në e sheikëve (308,25).
Skuadra e parë italiane, që renditet në vendin e 8-të, është Juventus, me një ekip me vlerë 307,02 milionë euro. Kompletojnë 10-shen e parë, Arsenal (285,75) dhe Tottenham (261). Sa i përket ekipeve të tjera italiane në këtë klasifikim, Milani ndodhet i 12-ti (230,9), Inter i 15-ti (219,5) dhe Napoli i 17-ti (190,15).
Klubet me ekipet më të shtrenjta:
Barcelona 651,000,000 euro
Real Madrid 601,300,000
Man City 498,250,000
Man Utd 441,000,000
Bayern M 415,950,000
Chelsea 387,000,000
PSG 308,250,000
Juventus 307,200,000
Arsenal 284,750,000
Tottenham 261,000,000
Liverpool 239,300,000
Milan 230,900,000
B.Dortmund 229.450,000
Zenit 222,500,000
Inter 219,500,000
Atlético M 204,400.000
Napoli 190,150,000
Valencia 180,000,000
Porto 173,750,000
Benfica 170,450,000