Po ndërtohej godina, tentuan të merrnin sa më shumë hapësirë Thyhen pilotat e pallatit 10-katësh, shembet rruga Bllokohet lëvizja e mjeteve, firma penalizohet me gjobë dhe masa të tjera DURRES- Thyer
11/08/2009 Po ndërtohej godina, tentuan të merrnin sa më shumë hapësirë
Bllokohet lëvizja e mjeteve, firma penalizohet me gjobë dhe masa të tjera
DURRES- Thyerja e pilotave të një pallati në ndërtim e sipër ka sjellë kaos në një nga rrugët kryesor brenda në qytetin e Durrësit. Trotuari në të majtë të rrugës “Mujo Ulqinaku” pak metër pa arritur tek kryqëzimi i stadiumit “Niko Dovana” ka dalë jashtë përdorimi dhe rruga e asfaltuar është shndërruar në një gropë duke penguar plotësisht qarkullimin e mjeteve. Subjekti ndërtues kishte marrë leje sheshi ndërtimi dhe leje ndërtimi në KRRT-në e bashkisë së Durrësit për të bërë një pallat 10-katësh me një kat nën tokë. Në kohën që firma ka hapur gropën dhe ka transportuar të gjithë materialin inert të prodhuar në gropë ka filluar të vendosë edhe pilotat. Pikërisht vetëm dy ditë pas vendosjes së tyre ka ndodhur edhe shembja e cila ka vënë në rrezik edhe disa banesa e biznese aty pranë. Sipas specialistëve të urbanistikës, firma zbatuese kishte gërryer për hapjen e gropës deri në rrëzë të trotuarit dhe aty kishte vendosur pilotat. Ndërsa është menduar se projekti po ecte mirë, trotuari ka rënë në gropë duke krijuar gropa të mëdha në asfalt. Vendi ku po ndërtohej pallati i lartë është në lagjet kryesore të qytetit, në pjesën më të populluar me ndërtime. Kjo ka sjellë pasojë në trafikun rrugor si dhe pasiguri tek disa banesa aty pranë pasi familjarët kanë dyshuar se pas kësaj situate mund të ndodhte që të dëmtoheshin themelet e banesave dhe bizneseve të tyre. Sipas specialistëve të departamentit të urbanistikës shembja është pasojë e tendencës së firmës për të zënë sa më shumë sipërfaqe tokë për objekt ndërtimi madje duke thyer edhe koeficientin e shfrytëzimit. Inspektoriati i policisë ndërtimore ka bllokuar ecurinë e punimeve si dhe ka kërkuar ndihmën e seksionit të qarkullimit rrugor për orientimin e automjeteve. Vendosja e pilotave ngjitur me trotuarin ka penalizuar firmën pasi ajo do të përballet jo vetëm me gjobën, por edhe me penalitete të tjera. Sipas ekspertëve të bashkisë leja për shfrytëzim nuk mund të shtrihet deri në rrëzë të trotuarit dhe gërmimi ngjitur me trotuarin jo vetëm ka sjellë shembjen e rrugës, por edhe bllokimin e punimeve. Pezullimi i punimeve do të vijojë për disa kohë pasi firma do ta apelojë relacionin e inspektoriatit të policisë ndërtimore. Nga ana tjetër drejtuesit e kompanisë së ndërtimit kanë larguar inxhinierin e zbatimit dhe dy teknike duke i ngarkuar me përgjegjësinë e moszbatimit korrekt të projektit. Xh. Gradica
MASAT
Sipas specialistëve të departamentit të urbanistikës shembja është pasojë e tendencës së firmës për të zënë sa më shumë sipërfaqe tokë për objekt ndërtimi madje duke thyer edhe koeficientin e shfrytëzimit. Inspektoriati i policisë ndërtimore ka bllokuar ecurinë e punimeve si dhe ka kërkuar ndihmën e seksionit të qarkullimit rrugor për orientimin e automjeteve. Vendosja e pilotave ngjitur me trotuarin ka penalizuar firmën pasi ajo do të përballet jo vetëm me gjobën, por edhe me penalitete të tjera