E Diel, 1 Nëntor 2026

Para vrasjes Duçkollari shkroi raporte

11/08/2009  Prokuroria fillon vëshgimin e raporteve si dhe ndërton skemën e plotë të ekzekutimit të 4 policëve

Hetuesit: Luftën me policinë Dajti e realizoi i vetëm me dy pistoleta tip “Revolver” dhe “Glock”

TIRANE- Për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë që tronditi anembanë vendin, dy prokurorët e krimeve të Rënda Eugen Beci dhe Ardian Nezha, janë duke vëzhguar me imtësi të gjitha dëshmitë si dhe raportet, mbi të cilat ishte ngritur operacioni për arrestimin e super të kërkuarit Dritan Dajti. Nga veprimet hetimore që janë kryer gjatë këtyre 4 ditëve është mësuar se kryeinspektori Sajmir Duçkollari, para se ti afroheshin objektivit, kishte mbajtur disa shënime, ku raportonte me shkrim të gjitha lëvizjet që kishte bërë i kërkuari Dajti, si dhe në të njëjtën kohë ai nënvizonte edhe lëvizjet e policisë, si komunikimin me radio me grupet e tjera që ishin vënë në dispozicion të operacionit si dhe disa veprime të tjera që zbatohen shpesh në operacione të tilla. Aktualisht e vështirë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda vazhdon të mbetet misteri nëse Dajti, ka arritur të përgjojë skuadrën e policëve apo jo. Gjithsesi hetuesit shprehen të bindur se në kohët në vazhdim do të mundin të zbardhin plotësisht misterin e këtij dyshimi. Veç të tjerash organi i akuzës ka siguruar dëshmi që tregojnë me imtësi të gjithë skemën e ekzekutimit të 4 policëvë, që aktualisht janë dëshmorët e kombit. Duke u bazuar në dëshmitë e mbledhura dy prokurorët kanë ndërtuar plotësisht skemën e ngjarjes që ndodhi në mesin e pushuesve të plazhit të Durrësit. Pothuajse të gjithë personat e pyetur kanë treguar me përpikmëri se punonjësit e policisë e kanë sinjalizuar Dritan Dajtin, duke i thirur “Policia... zbrit nga makina”, duke i drejtuar edhe armën. Mirëpo urdhrit të bluve nuk i është bindur 38 vjeçari Dajti, i cili në fillim ka qëlluar Fatos Xhanin, pasi ky i fundit kishte hapur i pari derën e pasagjerit, duke i treguar kartën e policisë dhe duke i kërkuar të zbriste. Mësohet se Xhani, kur ka parë pistoletën e Dajtit ka tentuar të ulet dhe të largohet por fatkeqësisht plumbi që ka depërtuar nga xhami i derës së pasme, e ka kap në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që Dritan Dajti është kthyer me dy pistoleta në dorë “revolverin” dhe “Glock” nga dritarja tjetër e krahur të majtë nga mbrapa të sedijes së pasme dhe ka qëlluar policin tjetër Sajmir Duçkollarin. Në momentin që ka plas zjarri mes policisë dhe Dajtit, Mara dhe Xhoxhi kanë tentuar të ikin por që janë ndaluar nga agjentët e tjerë. Në kohën kur Mara është ndaluar nga oficeri Altin Dizdari, i shumë kërkuari kisht zbritur nga dera e pasme dhe ka qëlluar me dy pistoleta në drejtim të Altinit, ku përveç oficerit ka vrarë edhe “ushtarin e tij” Ledion Mara. Ndërkohë prapa makinës në afërsi të murit agjenti Kastriot Feska, kishte mbërthyer pas krahëve personin e katërt që ka tentuar të ikë me vrap, kur nga pas shpine është qëlluar nga 38 vjeçari Dajti, duke bërë që personi ende i pa identifikuar të ikë për të mos u kapur ende. Mirëpo në kohën që Dajti po tentonte të ndërronte karikatorin dhe duke ikur nga plazhi është qëlluar brenda pak sekondave nga tre plumba, një në krahë (tek bërryli), një në kraharor poshtë krahut dhe një në këmbë, goditje këto që ndikuan edhe në prangosjen e tij.

Dajti: Nuk e dija se ishin policë

Gjykata, i vendos masën

e sigurisë Arrest në Burg

TIRANE- Dritan Dajti, personi që ekzekutoi më armë në Durrës 4 policë rreth orës 10:00 të ditës së djeshme ka dalë përpara trupit gjykues, ku është njohur me masën e sigurimit të gjykatës. Së bashku me të ka qënë dhe i arrestuari tjetër nga policia për ngjarjen e rëndë, i riu Ergest Xhaxhi, kunati i Dajtit si dhe shoku tjetër i arrestuar pak ore pas maskarës në Tiranë, Elvis Karoli. Pasi ka dëgjuar palët, trupi gjykues ka vendosur që të lerë në “burg pa afat” Dritan Dajtin si dhe kunatin e tij Ergest Xhaxhin, ndërkohë për bashkëpuntorin tjetër Gjykata e Tiranës, ka vendosur masën detyrim për paraqitje. Mësohet se gjatë shqyrtimit të masës 38 vjeçari Dajti, ka hedhur poshtë pretendimin e prokurorisë se ai i kishte vrarë policët me paramendim, duke u shprehur se pikërisht 4 oficerët e policisë po tentonin ta vrisnin atë dhe se ai gjithçka që ka bërë më pas, e ka kryer në kuadër të vetëmbrojtjes. Ndërkohë që për të faktuar këtë deklaratë, trupi gjykues i ka kërkuar Dritan Dajtit fakte konkrete dhe jo trillime. Duke mos paraqituar asnjë fakt, gjykata nuk është zgjatur më tej, por ka pranuar kërkesën e prokurorëve, duke e lënë në burg Dajtin dhe kunatin e tij, deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë që gjatë seacës përfaqësuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i kanë thënë trupit gjykues së i arrestuari, vrasjes e policëve e ka kryer me vetëdije të plotë, pasi përpara shkëmbimit të zjarit ai është lajmëruar nga policia, si dhe në të njëjtën kohë ai ka parë mbishkrimet “Policia” që ndodheshin në jelekët e katër agjentëve. Në përfundim është vendosur që Dritan Dajti të rikthehet përsëri në spitalin e Burgut, ndërkohë që kunati i tij në izolohet në ambientete e burgut 313.

Ngushëllimet iu dhanë ministrit të Brendshëm Bujar Nishani nga Fiona Mcllëham

Ambasadorja angleze ngushëllime për policët e vrarë

Në këtë takim u theksua edhe lufta e pandërprerë ndaj krimit të organizuar

TRANË- Ministri i Brendshëm Bujar Nishani në një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar Fiona Mcllëham shprehu vendosmërinë në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe përmendi tragjedinë e rëndë, ku u vranë 4 oficerët e policisë. Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar Fiona Mcllëham shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta për ndarjen nga jeta të katër oficerëve të policisë shqiptare dhe njëherësh vlerësoi edhe nderimin e tyre me titullin “Dëshmorë të Atdheut”. Ajo theksoi se kjo dëshmon vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me të njëjtën forcë luftën kundër krimit të organizuar dhe shtoi se në këtë rrugë dhe në këtë axhendë të forcimit të ligjit e sigurisë në vend qeveria britanike do të japë gjithnjë mbështetjen e saj. Ministri i Brendshëm shprehu falënderimet në emër të Ministrisë së Brendshme dhe qeverisë shqiptare për asistencën e vazhdueshme të qeverisë britanike për Policinë e Shtetit dhe përvojën e ofruar për sundimin dhe respektimin e ligjit. Nishani, duke u ndalur te rënia në detyrë e katër oficerëve të policisë gjatë një aksioni në Durrës më 7 gusht 2009, u shpreh se oficerët e policisë dëshmuan kurajë, guxim dhe trimëri të jashtëzakonshme, me qëllimin për të kryer detyrën ndaj atdheut e në të njëjtën kohë duke synuar deri në fund respektimin maksimal të ligjit. Ai u shpreh se shembulli i oficerëve të policisë të rënë në detyrë do të jetë frymëzim për luftën e vazhdueshme të strukturave të Policisë së Shtetit kundër krimit të organizuar. Ministri i Brendshëm ka marrë mesazhe ngushëllimi për rënien në detyrë të katër oficerëve të policisë nga ambasadori i OSBE-së Robert Bosch, ambasadori i Republikës së Italisë Sabba d’Elia dhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, zoti Zenun Pajaziti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›