Kosovë, serbët djegin pikën kufitare 1 në veri

Serbët djegin pikën kufitare 1 në veri. Rreth orës 19:00, serbët e revoltuar i kanë vënë flakën pikës kufitare 1 në Jarinje të Leposaviqit. Lajmi është konfirmuar nga KTV-ja, ndërsa djegia e pikës ende po vijon.
Ndërkaq, sipas mediave kosovare, serbët që kanë djegur pikën kufitare, kanë qenë të veshur me maska në kokë.
Mësohet se ka pasur edhe shkëmbim zjarri, nga ushtarë të KFOR-it.