Mergim Mavraj pendohet per refuzimin e kombetares
Mërgim Mavraj vazhdon të shpresojë se një ditë do të luajë me Kombëtaren shqiptare. Edhe pse disa vjet më parë ishte ai vetë që e refuzoi fanellën kuqezi, mbrojtësi kosovar nuk ka hequr dorë nga ekipi përfaqësues dhe beson se në të ardhmen do të përfaqësojë Shqipërinë.
24-vjeçari është etiketuar gjërësisht në opinionin sportiv si tradhëtar, edhe për faktin se refuzimi i tij ka ardhur pasi Mavraj ka qenë pjesë e ekipit Under-21 të Gjermanisë dhe shpresonte të kalonte në Kombëtaren “A” të këtij vendi. Por, në fund ai mbeti duarthatë, pasi Gjermania as që nuk e konsideron më si alternativë.
Megjithatë, tani futbollisti i Greuther Furthit në Bundesligën II gjermane është penduar që e refuzoi Shqipërinë. “Ndihem në fazën e lojtarit lider dhe jam i gatshëm të luaj për Kombëtaren shqiptare. Në fakt, më parë prisja një ftesë nga përfaqësuesja e Gjermanisë. Megjithatë, tashmë vendimi im është i prerë: dëshiroj të luaj për vendin tim, Shqipërinë. Ekzistojnë edhe disa probleme të vogla, të cilat duhet t’i sqaroj me Federatën, ndërsa më pas mund të filloj të luaj për kuqezinjtë”, ka deklaruar Mavraj.
Mbrojtësi shtatlartë ka treguar edhe detaje për periudhën kur nuk pranoi të luante me Shqipërinë, duke shpjeguar edhe përse mori vendimin e gabuar. “Isha një futbollist i ri dhe i rrethuar nga shumë njerëz që më këshillonin pa e ditur se cila ishte zgjedhja më e mirë për mua. Edhe unë nuk u mendova gjatë, pasi ndihesha i ngazëllyer nga shumë gjëra, pikës së pari sepse në ekipin U-21 të Gjermanisë luaja përkrah Boateng, Denis Aogo e Andreas Bek.
Gjithsesi, për gjithçka ka ndodhur jam I gatshëm të përballem me kritikët. Kjo i takon fazës kur njeriu fillon të piqet”, shtoi Mavraj, që te Greuther Furthi duket se është rikthyer në nivele të larta.