E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska tradhëton Beogradin: Serbia të mos mendojë integrimin në strukturat euro-atlantike pa njohur më parë Kosovën

10-10-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i Rusisë në NATO, Dimitri Olegovich Rogozin, ka thënë se Moska është e shqetësuar pasi Serbia për të hyrë në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin për Kosovën.
Rogozin pohon se Serbia nuk mund të pretendojë që të bëhet pjesë e Aleancës, sepse hyrja në NATO është e pamundur për shkak të situatës me Kosovën. Sipas tij nuk u lejohet anëtarësimi shteteve që kanë konteste territoriale.
“Dua të theksoj se për të hyrë në NATO, Beogradi duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Njëra pa tjetrën është e pamundur. Moska shqetësohet se Serbia për shkak të hyrjes në NATO mund ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës dhe në këtë mënyrë të na çojë në një situatë të pazakontë dhe të pakëndshme”, ka thënë Rogozin për gazetën “Politika”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›