KM Oborret shteterore kalojne ne perdorim te qytetareve

Kryeministri Berisha firmos vendimin “Për përcaktimin e procedurës së kalimit në pronësi të oborreve në përdorim” , duke i hapur rrugën e pronësisë së plotë mbi pronën e tyre dhjetëra mijëra familjeve shqiptare.
Në një deklaratë për mediat, nga kryeminsitria zëdhënësja për shtyp Erla Mëhilli deklaroi se me një vendim të tillë qeveria shqiptare i jep fund absurdit që e ka zanafillën në vitet e errëta të diktaturës, ku liritë dhe të drejtat mbi pronën private dhe individuale, mohoheshin krejtësisht.
“Objekt i këtij vendimi është përcaktimi i procedurës së kalimit në pronësi të sipërfaqeve per te gjithe qytetaret e Republikes Shqipërisë, te cilet kane te shenuar në dokumentat e pronësisë se tyre cilesimin “oborr në përdorim””- deklaroi zëdhënësja e kryeminsitrisë.
Gjithashtu ky vendim parashikon edhe regjistrimin e këtyre pasurive në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme.
“Autoriteti shtetëror i ngarkuar për kalimin e pronesie se “oborreve në përdorim” ne baze te ketij vendimi është Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave e cila do te realizoje procesin ne afate te shkurtuara dhe vetem ne nje zyre.
AKKP-ja, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës dhe e dokumentacionit nga kërkuesi, jep konfirmimin prane Zyrave Regjisrimit te Pasurive te Paluajtshme per te kryer regjistrimin e prones”- shtoi ajo.
Për kalimin e pronësisë, qytetarit i duhet thjesht te paraqese pranë AKKP-së kërkesë-formularin, drejtpërdrejt ose nëpërmjet postës rekomande.
Ky vendim është shumë i rëndësishëm për dhjetëra mijra familje, pasuritë e të cilëve do të zotërohen perdundimisht prej tyre. Në këtë mënyrë qytetarët shqiptarë do të fitojnë të drejtën e mohuar deri më sot për të zhvilluar pronat që i trashegonin, i takonin ose u përkisnin.