E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi Ne nentor perfundon godina e Gjykates Administrative

Në fund të muajit nëntor do të përfundojë Gjykata Administrative, ndërsa në fillim të vitit 2013 do të fillojë të funksionojë. Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka inspektuar punimet e kësaj gjykate ndërtimi i së cilës kap një shifër prej 500 mijë dollarësh.

Shpresoj që opozita të ngrihet në nivelin e përgjegjësive të saj dhe të votojë ligjin për Gjykatën e Lartë tha Halimi, pasi funksionimi i kësaj gjykate shtoi ai varet pikërisht nga ligji i Gjykatës së Lartë.

Gjykata administrativë do të jetë një godinë në rrugën “Don Bosko” deri sa të përfundojë ndërtimi i pallatit të drejtësisë, ku do të jenë të gjitha gjykatat e Tiranës, të cilat sipas ministrit të drejtësisë do të duhet rreth 4 vite për të përfunduar.

Ministri Halimi po ashtu foli për punimet në gjykatën e Apelit të kryeqytetit, ku vlerësoi se punimet po ecni me shpejtësi dhe cilësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›