E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosmarrëveshjet me Komunën lënë pa energji shkollën

Mungesa e energjisë elektrike në Shkollën e Mesme të Bashkuar në rrethin e Pukës ka krijuar një sërë problemesh zinxhir për 300 nxënës. Laboratori i Informatikës nuk punon, ndërsa ka mungesë të ujit të pijshëm. 

PUKË- Për nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar 8 dhjetori në komunën e Qelëzës vazhdon të mbetet problem serioz mungesa e energjisë elektrike. Që kur është instaluar laboratori i informatikës, nxënësit kanë zhvilluar vetëm 2 orë mësim, ndërsa procesi mësimor vazhdon të mbetet i pezulluar për rreth 300 nxënës. Përvec pluhurit që ka mbuluar këto pajisje, kabineti nuk kryen asnjë funksion. Mungesa e energjisë ka sjellë një sërë problemesh zinxhir pasi për këtë shkak shkolla nuk furnizohet as me ujë nga mosfunksionimi i motopompave, duke krijuar kështu një situatë të vështirë të kushteve higjieno sanitare. Teksa nxënësit dhe drejtuesit e shkollës fajësojnë komunën për moslikuidimin e faturave të energjisë elektrike, kryetari i komunës Qelëz, Marash Kola ka pohuar se shkak i mospagesës është shpenzimi gjatë verës i energjisë elektrike në shkollë.
Shkolla e Mesme e Bashkuar Qelëz, si pasojë e mosmarrëveshjeve me komunën, prej 5 vitesh vuan mungesën e tejzgjatur të energjisë elektrike.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›