E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, përfaqësues të MASH takojnë studentët grevistë

Po zhvillohet me dyer të mbyllura takimi mes përfaqësuesve të MASH dhe studentëve grevistë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Studentët janë në ditën e pestë të grevës dhe disa prej tyre kanë shfaqur shenjat e para të komplikacioneve. 

VLORE-Greva e studentëve të diplomuar në Juridik në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë, ka arritur në ditën e pestë. Një orë më parë, katër përfaqësues nga Ministria e Arsimit kanë mbërritur në Vlorë për të biseduar me studentët grevistë, që protestojnë për diplomat që Universiteti i tyre iu ka lëshuar. Sipas tyre, diploma që ata duhet të merrnin në përfundim të ciklit 4-vjecar të studimit, duhej të ishte sipas sistemit të vjetër dhe jo sipas Kartës së Bolonjës. Studentët grevistë ditë më parë kanë protestuar edhe përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa MASH nga ana e saj i ka kërkuar Rektorit të Universitetit të Vlorës, tju lëshojë studentëve diploma të sitemit të vjetër 4-vjecar. Takimi mes përfaqësuesve të MASH dhe studentëve grevistë po zhvillohet me dyer të mbyllura. Më herët për grevën e studentëve ka reaguar edhe Rektori i këtij Universiteti duke iu thënë studentëve se po përdoren politikisht. Ai shkoi më tej dhe akuzoi Kryetarin e Partisë Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozin, se ka qënë pikërisht ai që ka nxitur grevën e urisë duke shkelur në këtë mënyrë autonominë e Universitetit. Greva e studentëve vazhdon pa asnjë afat përfundimi dhe disa prej studentëve janë cuar drejt spitalit pas komplikacioneve.
(m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›