E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosnjohja e Kosovës pas GJND-së e inkurajon Beogradin

Beograd, 11 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, këto ditë palodhur po përpiqet të sigurojë shumicën për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve për propozim-rezolutën serbe, me të cilën “dënohet shpallja e njëanshme e pavarësisë dhe kërkohen bisedime për të gjitha çështje e hapura”, shkruan Blici i Beogradit.

Si merret vesh nga burimet e afërta me kreun shtetëror të Serbisë, fakti se ende asnjë shtet nuk e ka njohur Kosovën pas mendimit të GJND-së e inkurajon Beogradin në besimin se do të mund të bëjë për vete shumicën e vendeve për qëndrimet e veta.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›