E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosrespektimi i kontratave, gati revokimi i lejeve për 43 shoqëri minerare

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi dje nisjen e procedurave për revokimin e lejeve minerare për 43 shoqëri që janë të pajisura me leje minerare në vendin tonë. Vendimi i ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, erdhi pas kontrolleve të vazhdueshme që janë zhvilluar mbi subjektet minerare nga ana e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, nga të cilat ka rezultuar se një numër i caktuar shoqërish që janë të pajisura me leje minerare nuk përmbushin detyrimet ligjore për sektorin minerar. Kontrollet e kryera kanë verifikuar se, shumë prej subjekteve minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejeve minerare, nuk kanë punuar dhe nuk punojnë, si dhe nuk kanë paraqitur programin vjetor të aktivitetit për vitin 2011, si dhe për vitet paraardhëse. Për këtë arsye, sipas propozimeve të AKBN-së, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka nisur procedurat për revokimin e lejeve minerare për 43 shoqëri, të cilat janë njoftuar për një vendim të tillë. Brenda një periudhe 30-ditore nga marrja e këtij njoftimi, ministri vendos për revokimin e lejes minerare. Në njoftimet përkatëse që iu janë dërguar shoqërive minerare, këto të fundit vihen në dijeni për mosplotësimin e detyrimeve ligjore, si mosrealizimin e detyrimeve sipas neneve 56,57 dhe 59 të Ligjit Minerar Shqiptar nr.7796, datë 17.02.1994, i shtuar dhe i amenduar, apo mosrealizimin e detyrimeve sipas nenit 25 të ligjit nr.10304, datë 15.07.2010 “Për Sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë“. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të vijojë të zbatojë me përpikmëri legjislacionin përkatës për sektorin minerar në vend. Shoqëritë minerare për të cilat kanë nisur procedurat e revokimit të lejes minerare:

Shoqëritë që rrezikojnë lejet

1. LAMNICA shpk

2. MATRAKU shpk

3. iLIRI shpk

4. AFDA shpk

5. BABAJ shpk

6. EKOBETON shpk

7. XHULJO shpk

8. MEHILLAJ shpk

9. EL - TE - iN shpk

10. EL-DRAGAN shpk

11. ALIE - B shpk

12. ZOTAJ - Z shpk

13. F. BETON & CONSTRUKSION shpk

14. Ylberi shpk

15. S A T shpk

16. ALIE - B shpk

17. Rosho - Albania shpk

18. MILIS shpk

19. A & S - ALBANIA - 04 shpk

20. GJYLA shpk

21. RR. URA ASFALTIM NR.2 sha

22. HOAL shpk

23. XHULJO shpk

24. Elbasan Cement Factory shpk

25. GURI i BARDHE shpk

26. MEZURAJ shpk

27. MEZURAJ shpk

28. iLDI sha

29. Hasmuça shpk

30. Arginert Sha

31. Taullau - X6 shpk

32. Mineral - invest shpk

33. S.E.A shpk

34. Derrasa G shpk

35. Marei shpk

36. Biba-X shpk

37. Company Riviera 2008 shpk

38. ANK shpk

39. Arvo shpk

40. Salica shpk

41. Grifi-Xhiglent Albania shpk

42. Region shpk

43. Mrozi shpk

Naço bën gati pezullimin për 5 koncesione HEC-esh

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës përgatitet për t’u hequr lejet e ndërtimit të hidrocentraleve, 5 shoqërive koncesionare. Drejtoresha e Projekteve dhe Bashkëpunimit Ekonomik pranë kësaj ministrie, Matilda Merxhani tha për mediat se, këto shoqëri nuk kanë respektuar kushtet kontraktuale dhe kanë mangësi financimi për zhvillimin e projekteve. Sipas saj, do të penalizohen edhe 30 shoqëri të tjera që nuk kanë paraqitur në kohë projekt-zbatimin e ndërtimit të HEC-eve. Në Shqipëri numërohen 101 kontrata koncesionare për ndërtimin e 287 HEC-eve me një kapacitet total gjenerimi prej 2 milionë e 500 mijë kilovatë. Vlera totale e këtyre investimeve arrin në rreth 260 miliardë lekë. Pak ditë më parë, kryeministri Berisha kërkoi ndëshkim, deri në heqje të licencës, për shoqëritë që nuk u janë përmbajtur kushteve kontraktuale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›