E Diel, 1 Nëntor 2026

Mosrespektimi i marrëveshjes Rusi-Ukrainë e lë sërish Europën pa gaz



Edhe pse gjiganti rus i gazit “Gazprom” dhe shoqëria ukrainase “Naftogaz” konfirmuan dje rifillimin e furnizimeve me gaz për Europën, konsumatorët duket se duhet të presin ende për normalizimin gjendjes. Komisioni Europian bëri të ditur se furnizimi me gaz nga Rusia nuk po zhvillohej ashtu siç ishte planifikuar. Sipas vëzhgimeve të tij, rrjedhjet ishin të pakta në drejtim të Europës. Për këtë arsye, presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, i telefonoi kryeministrit rus, Vladimir Putin, për të shprehur keqardhjen e tij për bllokimin e furnizimit. Barroso u shpreh i zhgënjyer nga ky vendim i ri, i cili do të sjellë sërish probleme në kulmin e stinës së ftohtë, ku temperaturat kanë arritur minimumin e tyre. Brukseli i akuzon Moskën dhe Kievin për faktin se vëzhguesit e BE-së nuk kanë pasur ende akses në centralet ku kalon gazi, është shkelur marrëveshja e arritur mes dy palëve, edhe pse kishin thënë se kushtet për rinisjen e furnizimit u respektuan dhe gjendja do t’i kthehej normalitetit. Sipas shefit të Gazpromit, Aleksej Miller, pala ruse besoi se dera për gazin rus ishte hapur që të hënën në mbrëmje, por sërish është Ukraina ajo që bllokon livrimin e gazit. Njoftime të agjencive bëjnë të ditur se Ukraina ka konfirmuar bllokimin e gazit për shkak të kushteve të padurueshme që ka vënë Rusia për livrimin e gazit.

14 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›