Mot i kthjellet ne ditet ne vijim. Rritje te temperaturave

Përgjate javës pritet që të ketë një rritje të temperaturave. Sipas sinoptikanëve ndonëse ka pasur një ulje te cilat kane shenuar -2 grade ne kryeqytet,10 ditëshi në vazhdim pritet të kete rritje të ndjeshme të temperaturave.
“Deri në datën 10 parashikohet që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të jetë me mot të kthjellët. Në zonat e larta malore do të kemi vranësira dhe dëborë të izoluar. Duke filluar që nga mëngjesi i ditës së nesërme parashikohet të kemi një rritje të lehtë me 2 gradë në të gjithë vendin dhe më pas temperaturat do të qëndrojnë konstante deri në fundjavë ku pritet që të kemi rritje të ndjeshme të tyre. Edhe në vlerat e mesditës temperaturat në fakt kanë pësuar rënie duke bërë që temperatura maksimale në rang vendi të mos e kapërcejë vlerën 13- 14 gradë të shënuar në zonat bregdetare” thotë meteorologia Lajda Porja.
Sakaq në zonat malore do të ketë reshje dëbore ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare do të shoqërohen nga erë e lehtë.
Julian Kasapi