PS Xhacka Nuk heqim dore nga hetimi
Partia Socialiste ka reaguar menjehere nepermjet deputetes Olta Xhaçka. Selia roze tha se nuk do te heqe dore nga transparenca, megjithe djegien e fleteve te votimit. Sipas saj krimi elektoral nuk do te rrije i fshehur per shume kohe.
“Sali Berisha thotë që kutia i takon vitit të shkuar, por në fakt kutia e mbyllur është baza e pushtetit të tij të vjedhur. Ky vjedhës votash ta harrojë se opozita do të heqë dorë nga transparenca e kutive të 28 qershorit. Djegia e fletëve nuk e mbulon dot krimin elektoral që herët a vonë ne do ta bëjmë transparencën duke nxjerrë para syve të popullit manipulimin e materialeve zgjedhore. Sa për Edi Ramën, Sali Berisha bën mirë të kërkojë falje për përrallën e gënjeshtrës së 20 përqindshit që ua këndoi shqiptarëve 3 muaj paturpësisht me gjithë fuqinë e altoparlantëve të pushtetit të vjedhur” tha Xhaçka.