E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon segmenti i fundit I Durres- Kukes

Ka përfunduar ndërtimi edhe i segmentit të fundit të autostradës Durrës– Kukës, Fush Dukagjin– Kolsh i cili shkurton me 4 km distancën e deritanishme të rrugës. Përfundimi i këtij segmenti është shtyrë rreth 4 herë për shkak të terrenit vështirë dhe motit me ngrica që mbretëron në këtë zonë.

Kjo pjesë e autostradës dhe rruga që kalon nga gryka e Fanit janë cilësuar prej inxhinjerëve të rrugëve si dy pjesët më të vëhtira të autostradës.

Në segmentin Fushë Dukagjin- Kolsh janë ndërtuar 1.300 m linear ura, ose 10 të tilla mes të cilave më e gjata e gjithë autostradës Durrës- Kukës me një gjatësi 440 metër dhe lartësi 75 metër,dhe janë zhvendosur mijëra metër kub inerte.

Përfundimi i këtij projekti i jep fund përdorimit të rrugës së vjetër dhe përbën një ngjarje për transportin rrugor në Qarkun e Kukësit.

Flutura Tota   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›