Berisha Statusi bashkepunim me PS

Në komunikimin e parë me gazetarët për 2011, kryeministri Sali Berisha konfirmoi se opozitës sipas tij i janë bërë të gjitha ofertat e mundshme në drejtim të zgjidhjes së krizës. Në rikapitulim të përpjekjeve parlamentare të fundvitit të shkuar, kreu i qeverisë fajësoi opozitës që sipas tij bllokoi zgjidhjen për shkak të mentalititetit, që ai e cilësoi “bunker”.
“Kjo qeveri në respekt të palëkundur të opozitës ka ofruar aq sa janë të shumtë miqtë e mi në Europë që në mënyrë të përsëritur kanë deklaruar se këto nuk ofroheshin kurrë. I kam bërë ato pikërisht për konceptin tim për opozitën. Opozita ka një problem. Problemi madhor i opozitës është psikologjia ‘bunker’” tha Berisha.
Kreu i qeverise tha se nuk do te pranoje hetim pa fakte. Kjo sipas shefit te mazhorances eshte e kerkuar nga ligji per hetimin.
”Ky zotëri shkruante 35 herë fjalën hetim pa vendosur fjalën ‘fakt’. Qeveria nuk do të mund të pranojë kurrë shkelmimin e parimeve themelore të një shoqërie të lirë. Qeveria të bëjë çdo gjë, nuk i nxjerr dot bunkerin nga koka zotërisë së tij” tha Berisha.
Por ne kushtet e mungeses se kompromisit mes paleve, shqiperia rrezikon te humbase serish statusin e vendit kandidat per ne BE, per te cilen kreu i qeverise faturoi pergjegjsine tek opozita ne rast se perseritet refuzimi i vitit te shkuar.
“Këtë vit qeveria do të bëjë gjithçka ka në dorë për të përmbudhur detyrimet e saj. Një gjë qeveria nuk mund të bëjë kurrë, opozitën nuk mund t udhëheqë” tha Berisha.
Kreu i qeverise prezantoi para medias drejtoreshen e re te agjensise kombetare te investimeve dhe zhvillimit te vendit, si struktura me e re nen varesi te keshillit te ministrave ne ndihme te bisnesit.
Rovena Moçka
Azhornuar së fundi ( e martë , 04 janar 2011 )